Ivan Rakitic ka shumë respekt për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Barcelona dhe Manchester City do të ndeshen mes vete në ndeshjen e Ligës së Kampionëve nesër(martë), teksa kroati ka gjetur kohë të flas për Guardiolan.
Sipas mesfushorit të Barcelonës, spanjolli është trajner fantastik, teksa do të donte të punonte një ditë me të.
“Ai është fantastik. Do të ishte fantastike për të punuar me të një ditë”, ka thënë Rakitic për mediat spanjolle.
Ndryshe, Rakitic kishte folur edhe më parë për ish-trajnerin e Barcelonës, për të cilin e ka cilësuar si idhull të tij, teksa edhe numrin katër e mban shkaku i tij. /Telegrafi/