Ivan Rakitic do ta vazhdoj karrierën edhe më tej te Barcelona.
Ylli kroat është kërkuar me ngulm nga skuadra kampione e Francës, Paris Saint Germain.
PSG e donte me ngulm finalistin e Kampionatit Botëror madje kishte bërë edhe një ofertë për të.
Drejtuesit parisienë kishin ofruar 90 milionë për transferimin e Rakiticit në Parc De Princes.
Por kjo shumë e madhe e parave nuk i ka lënë përshtypje kroatit.
Pas ndeshjes ndaj Valladolidit që Barcelona e fitoi me rezultat minimal 0-1, Rakitic ka konfirmuar të ardhmen e tij.
“Do të qëndrojë te Barcelona”, ishin fjalët e kroatit.
“Për mua është privilegj që e veshi fanellën e Barcelonës. Nuk do të largohem tani”, ka thënë mesfushori qendror. /Telegrafi/