Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka folur rreth spekulimeve që e dërgojnë atë larg klubit spanjoll.
Kroati ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi katalunas dhe se i falënderohet trajnerit Luis Enrique për sukseset.
“Dua të vazhdoj edhe për shumë vite te Barcelona, do doja të vazhdoja me Luis Enriquen, i cili më njehë mirë”.
“Jam këtu në sajë të tij dhe i jam mirënjohës”, ka thënë Rakitic për Mundo Deportivo. /Telegrafi/