Telegrafi

Rakitic: Barcelona më e balancuar pa Neymarin

during their International Champions Cup 2017 match at Hard Rock Stadium on July 29, 2017 in Miami Gardens, Florida.

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, beson se ekipi tani është ‘më i balancuar’ pas largimit të Neymarit, por ai do donte që braziliani të kthehej në skuadër.

Futbollisti brazilian i është bashkuar Paris Saint-Germain në një transferim prej 222 milionë eurosh në afatin kalimtar veror, rekord ky botëror për transferime.

Por, edhe pas largimit të tij, Barcelona është lider absolut në La Liga, me katër pikë më shumë se ndjekësi i parë, Valencia dhe tetë pikë më shumë se rivali i hidhur, Real Madridi.

Megjithatë, sipas mesfushorit kroat, Rakitic, skuadra pas largimit të Neymarit është më e balancuar, por se braziliani i mungon skuadrës.

Neymar dhe Rakitic ishin shok të mirë gjatë kohës te Barcelona (Getty Images)

“Ne kishim më shumë entuziazëm kur Neymari ishte këtu, ndoshta kjo është diçka që na mungon pak tani”, ka thënë fillimisht Rakitic për Mundo Deportivo.

“Po të kisha një shkop magjik, do ta ktheja! Ai është lojtari që do të donit në ekipin tuaj dhe sigurisht do ta preferoja që të ishte këtu”.

“Por, e vërteta është se ne po bëjmë shumë mirë pa të këtu dhe tani është në një klub tjetër, kështu që nuk është e drejtë të flasësh për të më shumë”.

“Ne kemi ndryshuar sistemin tonë dhe tani jemi më të balancuar si në mbrojtje ashtu edhe në ofensivë, edhe pse ende kemi vend për tu përmirësuar”, përfundoi kroati. /Telegrafi/