Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale të policisë së Kosovës, ROSU.
Në një deklaratë për “Tanjugun”, ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare “që të shtojnë presionin ndaj Prishtinës zyrtare që të tërhiqen nga veriu i Kosovës forcat e ROSU-së”, transmeton Telegrafi.
“Ardhja e njësiteve ROSU destabilizon gjendjen dhe përkeqëson dialogun e Brukselit”, ka thënë ai, duke kërcënuar me bllokim të rrugëve në veri të Kosovës. /Telegrafi/