Kandidati për kryetar të Komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq, pasi ka kryer votimin në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme, ka thënë se qytetarët e Mitrovicës me daljen e tyre masive në këto zgjedhje e kanë kuptuar seriozisht rëndësinë e zgjedhjeve lokale.
“Kemi kryer obligimin qytetarë. Siç mund ta shikoni qytetarët e Mitrovicës e kanë kuptuar seriozisht rëndësinë jo vetëm të këtyre zgjedhjeve lokale, por edhe të referendumit, i cili për ne që jetojmë këtu do të thotë ekzistencë në këto hapësira. Kisha shfrytëzuar rastin t’i ftoj të gjithë qytetarët që në mënyrë masovike të dalin në zgjedhje dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, si dhe ftoj të gjithë qytetarët e katër komunave që të dalin në këto zgjedhje me familjet, fqinjët e tyre. Ta shfrytëzojnë këtë ditë dhe të dëshmojnë se sa i rëndësishëm është për ne bashkimi, uniteti dhe të mbesim duke jetuar në këto hapësira”, tha Rakiq, raporton Telegrafi.
I pyetur se nëse do të fitojnë njëri nga kundërkandidatët shqiptarë a do t’i pranoj ëkëto zgjedhje ai tha se “Nuk është e jona nëse do t’i pranojmë sepse për këtë vendosin qytetarët dhe ne do të pranojmë atë që vendosin qytetarët”
E sa i përket asaj se a do të jep dorëheqje nëse i fiton këto zgjedhje ai tha se duhet pritur cka do të vendosin qytetarët dhe pastaj do të vendosin për një gjë të tillë. / Telegrafi/