Site icon Telegrafi

Rakiq: Qëndrimi për ushtrinë mbetet i njëjtë, s`ka negociata për Asociacionin

Foto: Arkiv

Kryetari i i Listës Serbe, Goran Rakiq hodhi poshtë spekulimet dhe përsëriti qëndrimin e kësaj partie se nuk do të mbështesin formimin e ushtrisë së Kosovës dhe tha se nuk kishte negociata të mëtejshme mbi Asociacionin e Komunave Serbe, formimi i të cilës pritet.

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës kërkon ndryshime kushtetuese që kërkojnë një shumicë prej dy të tretash të komuniteteve pakicë, të cilat janë votat e të nëntë deputetëve dhe të parlamentit provincial dhe serbët nuk do të japin ato vota, dhe ky veprim është dënuar me dështim”, tha ai në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version