Telegrafi

Rakiq: Lista Serbe nuk ka marrë asnjë vendim për koalicione

Lista Serbe ka bërë sot të ditur se përfaqësuesit politikë serbë nuk kanë marrë asnjë vendim për çfarëdo koalicioni në Kosovë.

Kreu i kësaj partie, Goran Rakiq, tha se Lista Serbe mbështet formimin e institucioneve në Kosovë në pajtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve në zgjedhje.

“Ne presim që akterët politikë sa më parë të hyjnë në dialog për formimin e shumicës parlamentare, në të cilën partia jonë është e gatshme që të marrë pjesë për të paraqitur pritjet dhe kërkesat e popullit serb”, ka thënë ai, transmetojnë mediat serbe.