Të paktën pesë persona mbetën të vdekur dhe shumë ukrainas u plagosën pasi raketat ruse goditën një ndërtesë banimi në Pokrovsk, qytet në rajonin lindor të Donetskut, konfirmoi Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.
Mes të plagosurve janë 19 policë, pesë shpëtimtarë dhe një fëmijë, tha Klymenko në një mesazh në Telegram.
“Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke vazhduar. Ne po pastrojmë rrënojat dhe po shpëtojmë njerëzit nga terrori rus”, tha ai.
A missile strike on a residential house in Pokrovsk (Donetsk Region) is reported. There are people under the rubble. pic.twitter.com/xYAwXsQc1H
— NEXTA (@nexta_tv) August 7, 2023
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka pohuar më parë se Rusia ka goditur me dy raketa një ndërtesë banimi në qytet, raporton cnn.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të ndërtesës së dëmtuar ndërsa banorët po merrnin ndihmën e parë.
Ndryshe, të paktën dy civilë u vranë dhe të paktën pesë të tjerë u plagosën gjatë ditës së sotme në rajonin Kharkiv të Ukrainës pasi raketat ruse goditën një shtëpi private. /Telegrafi/