Rusia nisi një sulm ajror ‘të egër’ në qytetin port ukrainas Odesa vetëm disa orë pasi kishte nënshkruar një marrëveshje për të siguruar kalimin e sigurt të grurit jashtë vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raketat Kalibr ranë “si rrebesh” në dokun e Detit të Zi para mesditës me orën lokale, treguan pamjet e banorëve.
Teknologjia ukrainase e mbrojtjes ajrore ndaloi dy raketa në ajër, por nuk ishte në gjendje të ndalonte dy objektiva të tjerë.
Dhe sulmet brutale ajrore “prishën” marrëveshjen për të zhbllokuar eksportet e rëndësishme të drithërave të bllokuara në tre porte, përfshirë Odesën, të nënshkruar të premten në Stamboll.
Ministria e Jashtme e Ukrainës i kërkoi sot OKB-së dhe Turqisë që të zbatojnë marrëveshjen, e cila do të hyjë në fuqi në javët e ardhshme, pas sulmeve.
Në këtë drejtim, ambasadorja e SHBA në Kiev, Bridget Brink e cilësoi sulmin “të egër”.
Ajo shkroi në Twitter: “Rusia godet qytetin port të Odesës më pak se 24 orë pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për të lejuar dërgesat e eksporteve bujqësore”.
Bllokada e grurit nga Putini, e vendosur që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt, ka bllokuar dhjetëra miliona tonë ushqime të destinuara për në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.
Marrëveshja e së premtes synonte të shmangte krizën mes dhjetëra miliona njerëzve në vendet më të varfra.
Sipas planit, zyrtarët ukrainas do t’i drejtonin anijet përmes kanaleve të sigurta nëpër ujëra – në tri porte, ku do të ngarkoheshin me grurë. /Telegrafi/
Video of incoming Russian🇷🇺 missiles on Odessa, Ukraine🇺🇦 port. pic.twitter.com/FxjkEKT9PM
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) July 23, 2022