Kievi assesi të çlirohet nga sulmet ajrore dhe granatimet ruse, ku gjatë mbrëmjes së kaluar ishte sërish objektiv i bombardimit.
Edhe kësaj radhe rusët nuk kanë zgjedhur caqet – pra goditën një qendër tregtare e cila u bë shkrumb e hi nga shpërthimi i fuqishëm, që erdhi si pasojë e raketa që ranë mbi të, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur raketat godasin qendrën tregtare në kryeqytetin e Ukrainës, dhe më pas i tërë qielli shndritet nga shpërthimi i fuqishëm.
Megjithatë, ukrainasit assesi nuk e kanë ndërmend të dorëzohen, madje po e kundërshtojnë fuqishëm ushtrinë e Vladimir Putinit, i cili vazhdimisht po hedh bomba mbi civilë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=aGuGgP_f6YM
https://twitter.com/war_noir/status/1505697613592637446?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1505697613592637446%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thedrive.com%2Fthe-war-zone%2F44842%2Frussian-invaders-north-of-kyiv-are-mired-in-flooded-terrain