Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, forcat ruse që gjuajtën me raketa të shumta goditën ndërtesën e administratës rajonale në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se dy kate të ndërtesës ishin dëmtuar, por se askush nuk u raportua se është lënduar.
Rusia ka bombarduar qytetin Kherson të çliruar së fundmi nga ana e kundërt e lumit Dnieper që kur u largua prej qytetit dhe u tërhoq nga bregu perëndimor i lumit.
Moment of the attack on the #Kherson regional military administration. pic.twitter.com/1si0Flvh9W
— NEXTA (@nexta_tv) December 14, 2022
Një video e pakonfirmuar që qarkullon në mediat sociale tregonte një shtëllungë të madhe tymi që dilte nga maja e ndërtesës së administratës.
Theksojmë se shpërthime ka pasur edhe në dy ndërtesa administrative të kryeqytetit ukrainas, Kiev, por ende nuk dihet nëse ka viktima.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/