Telegrafi

Raketat ruse godasin ndërtesat kolektive dhe shtëpitë e civilëve në Ukrainë

Raketat ruse në orët e para të mëngjesit kanë goditur sot qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin – Kievin, Odesën dhe Kharkivin, derisa forcat ukrainase po vazhdojnë të ndërpresin sulmet e ashpra ruse në qytetin e Bakhmutit.

Predhat goditën një numër të madh të objektivave, përfshirë qytetet që janë goditur tashmë rënë si Zhytomir, Vinic dhe Rivna në perëndim të Dnipro dhe Poltavas në pjesën qendrore të Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se shpërthimet janë regjistruar në jugperëndim të qytetit dhe se ekipet e shpëtimit kanë dalë në terren. Disa banorë kanë raportuar për mungesë të energjisë elektrike.

Guvernatori i rajonit Odesa, Maksim Marchenko, ka thënë në Telegram se sulmet masive me raketa goditën trafo-stacionin në qytetin port, duke bërë që i tërë rajoni të mbetet pa rrymë.

Janë goditur edhe blloqe të ndërtesave kolektive, Guvernatori i Kharkivit, Oleh Sinehuov ka thënë se qyteti dhe rajoni është goditur nga më shumë se 15 raketa, ku objektiv ishte infrastruktura civile.

Sipas informacioneve të para, në sulme humbën jetën të paktën gjashtë civilë. Një person humbi jetën në rajonin e Dnipro, kështu të paktën pretendon edhe guvernatori i rajonit Serhii Lisak. /Telegrafi/