Raketat ruse kanë goditur sërish portin në Odesa në jug të vendit, duke konfirmuar kështu këshilli i qytetit këtë për Reuters.
Zëdhënësi i administratës Sergey Bratchuk, ka thënë se është goditur infrastruktura e qytetit, transmeton Telegrafi.
“Shpresojmë që mos ketë dëme në njerëz”, tha ai.
Ky qytet ka qenë “i lirë” nga aktivitetet ushtarake ruse për një kohë, dhe ky veprim tani mund të nënkuptojë se Rusia ka ndërruar interesat duke e pasur për objektiv këtë rajon, pasi që së fundmi është tërhequr nga Kievi – duke u fokusuar në jug dhe lindje. /Telegrafi/