Propaganda ruse pretendon se ushtria ruse ka për objektiv shkatërrimin e bazave ushtarake në Ukrainë.
Por pamjet amatore brenda një shtëpie e thonë krejt të kundërtën, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet raketa gjigante ruse që ka rënë brenda kuzhinës së një shtëpie në Kharkiv, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.
Ajo dukej pothuajse e padëmtuar dhe mungon vetëm një lëvizje më e vogël e pakujdesshme, që ajo të aktivizohet dhe të hedhë në erë të gjithë që janë përreth saj. /Telegrafi/