Site icon Telegrafi

Raketa ruse hyri në hapësirën ajrore të Polonisë dhe qarkulloi për tre minuta – vjen reagimi i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me raportimet për raketën ruse që besohet të ketë hyrë të premten në hapësirën ajrore të Polonisë.

Polonia është anëtare e NATO-s dhe për këtë arsye pasojat mund të kenë qenë tepër të rënda, transmeton Telegrafi.

“Kam biseduar me presidentin polak (Andrzej Duda) për incidentin e raketës në Poloni”, tha Stoltenberg.

Lexo po ashtu Raketa ruse në qiellin e Polonisë, presidenti polak mbledh urgjentisht kabinetin e Sigurisë Kombëtare

“NATO qëndron në solidaritet me aleatin tonë të çmuar, po e monitoron situatën dhe ne do të qëndrojmë në kontakt pasi të vërtetohen faktet. NATO mbetet vigjilente”, deklaroi ai mes tjerash.

Raketa mendohet të ketë fluturuar mbi territorin polak për tre minuta përpara se të hynte në hapësirën ajrore të Ukrainës.

Jens Stoltenberg

Një kërkim ka nisur për mbeturinat në rajonet afër kufirit me Ukrainës, por ende nuk dihet se ku përfundoi raketa.

Prej se ka filluar lufta në Ukrainë, së paku dy raketa ruse kanë përfunduar në territorin polak.

Në nëntor të vitit të kaluar, dy fermerë u vranë kur një raketë që u përpoqën ta rrëzonin forcat e mbrojtjes ajrore ukrainase përfundoi në një fshat polak afër kufirit.

Exit mobile version