Ushtria ruse e Vladimir Putinit çdo ditë e më shumë po e dëshmon se nuk e ka për objektiv ushtrinë ukrainase, por civilët dhe këdo që lëvizë në tërë territorin e Ukrainës.
Një video amatore të publikuar nga CNN, shfaq momentin kur raketa ruse godet veturën e mjekëve të huaj që ishin pjesë e ekipit të vullnetarëve në Bakhmut, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 2 shkurt, ku shihen mjekët e huaj duke ndalur mjetet e tyre motorike, pasi e kuptojnë se po granatohet vendi.
Në momentin që dalin jashtë për të parë nëse janë lënduar kolegët e tyre, një raketë ruse godet direkt veturën ku si pasojë humb jetën një shtetas amerikan.
Kjo nuk është hera e parë që ushtarët rusë sulmojnë punonjësit e organizatave ndërkombëtare që operojnë në Ukrainë.
Deri më tani sulme të tilla ruse ka pasur në pothuajse tërë territorin e Ukrainës, në anën tjetër deri më tani nuk dihet për fatin e personave tjerë që gjendeshin afër vendit ku ndodhi shpërthimi. /Telegrafi/
CNN published a video of a Russian missile hitting a car of foreign volunteers in #Bakhmut on February 2. pic.twitter.com/ur8Ssw8EvA
— NEXTA (@nexta_tv) February 16, 2023