Rusët nuk po ndalen së gjuajturi bomba në shtetin e Ukrainës duke mos zgjedhur më as caqet.
Është shfaqur një video që duket se tregon një goditje me raketë një turmë njerëzish ndërsa ata prisnin në radhë për ndihma humanitare.
Pamjet u postuan në internet nga Oleksandra Matviichuk, drejtuese e Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, e cila tha se ndodhi në departamentin postar Nova Poshta në Kharkiv.
Theksojmë se Kombet e Bashkuara kanë raportuar se dyshohet për disa varreza masive në Mariupol, të cilat i përkasin viktimave të agresionit rus.
Ndryshe, Ukraina ka bërë të ditur se deri më tani ka vrarë mbi 14 personel ushtarak rusë që prej 24 shkurtit. /Telegrafi/
Russians fired on the Nova Poshta postal department in Kharkiv, where Kharkiv residents were receiving humanitarian aid. Here the video of a rocket hitting a crowd of civilians in line#RussiansWarCrimes pic.twitter.com/BvszqcI0s1
— Oleksandra Matviichuk (@avalaina) March 25, 2022