Një video rrëqethëse nga Ukraina është shfaqur në rrjetet sociale.
Në videon e shkurtër shfaqet shpërthimi, që nga detonimi i fuqishëm thyhen dritaret e një spitali në Pokrovsk në lindje të vendit, derisa kirurgët po bënin gati një pacient për ndërhyrje kirurgjikale.
Spitali sipas mediave ukrainase është dëmtuar gjatë granatimit të qytetit gjatë 6 janarit, ku si pasojë kanë humbur jetën 11 persona.
E nga goditja e fuqishme janë thyer dritaret derisa copëzat e xhamit kanë lënduar pacientin dhe personelin mjekësor, transmeton Telegrafi.
Kreu i rajonit të Donetskut, Vadim Filashkin thotë se në mesin të vdekurve janë pesë fëmijë.
“Rusët goditën Pokrovskin me raketa S-300. Vranë 11 persona dhe plagosën tetë tjerë. Goditja kryesore ndodhi në Pokrovsk dhe Rivne Mirnograd”, tha Filashkin në profilin e tij në Telegram.
E nga agjencia për situata të jashtëzakonshme në Ukrainë, është bërë e ditur se dy ndërtesa në Pokrovsk janë shkatërruar plotësisht nga granatimet ruse. /Telegrafi/
United24 published a video from the hospital in Pokrovsk, Donetsk region, which was hit by a missile on January 6
The video shows how a missile hit the hospital during surgery. The blast wave broke windows, and patients and medical staff were injured from shrapnel. pic.twitter.com/5xNiqfzaLK
— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2024