Site icon Telegrafi

Raketa ruse godet anijen greke të mallrave, humb jetën kapiteni dhe lëndohen tre anëtarë të ekuipazhit – publikohen pamjet

Sipas mediave ukrainase, një anije greke e mallrave KMAX Ruler është goditur nga një raketë rus Kh-31P, që u shkrep nga një aeroplan luftarak rus – ku si pasojë humbi jetën kapiteni dhe tre anëtarë të ekuipazhit u lënduan që kanë shtetësi filipinase.

Forcat ukrainase njoftuar se një raketë ruse goditi sot anijen e mallrave derisa po i afrohej portit të Odeddas, ku si rezultat mbeti i vrarë kapiteni dhe tre anëtarë të ekuipazhit të lënduar, transmeton Telegrafi.

Anija po transportonte minerali hekurit që për destinacion kishin Kinën, e këtë e ka konfirmuar ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, i cili tha se 21 sulme ruse kanë ndodhur në port që nga fillimi i tërheqjes së Rusëve nga marrëveshja e Detit të Zi për eksportimit e grurit.

Në mediat sociale janë publikuar edhe pamjet e sulmit, shpërthimit dhe pasojat e shkaktuara në anije nga raketa ruse.

Fillimisht shihet anija dhe momenti kur raketa e godet dhe ngritet në qiell një  “top i zjarrtë”. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version