Në Khmelnitsky të Ukrainës ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçe, kur një rakete gjigante ruse ra në qytet.
Një video amatore shfaq momentin, kur raketa ruse bie në qendër të qytetit ukrainas dhe ndodhë një shpërthim tejet i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
E nga ky shpërthim i raketës ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçe, e cila u godit nga copëzat e raketës që ishin fatale për të.
Ndryshe kjo është edhe një dëshmi se ushtria ruse ka për objektiv shkatërrimin e infrastrukturës civile e assesi asaj ushtarake siç pretendon.
Pamje të tilla janë bërë pothuajse përditshmëri për çdo qytetar të Ukrainës, të cilët ushtria e Vladimir Putinit nuk po i kursen për asnjë moment.
Ushtria ruse ka kryer sulme ajrore me dronë mbi Kiev në natën e ndërrimit të moteve, por mbrojtja kundërajrore e Ukrainës ka arritur shumicën e fluturakeve pa pilot t’i shpërthejë në ajër. /Telegrafi/
In #Khmelnitsky, a 22-year-old girl who was wounded in yesterday's rocket attack by the #Russian occupiers died. pic.twitter.com/9cl5OwmJd0
— NEXTA (@nexta_tv) January 1, 2023