Telegrafi

Rajoni i Belgorodit të Rusisë nën alarm raketor

Rajoni kufitar i Belgorodit të Rusisë është nën alarm raketor, ka njoftuar një zyrtar, mes një kërcënimi në rritje nga trupat ukrainase.

Bëhet e ditur se guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, u ka kërkuar banorëve të zonës që të shkojnë në strehimore.

“I gjithë territori i rajonit të Belgorodit është në rrezik rakete. Zbritni në bodrum. Qëndroni atje derisa të merrni sinjal”, tha Gladkov, shkruan skynews.

Më parë, ai tha se banorët në qarkun Krasnoyaruzhsky të rajonit po evakuoheshin pasi ushtria e Ukrainës ishte “aktive” aty pranë.

Ndryshe, Kievi ka rritur aktivitetin pranë kufirit vetëm disa ditë pasi nisi një pushtim të befasishëm të territorit rus.

Siç raportohet, rreth 11,000 njerëz janë evakuuar nga distrikti Krasnaya Yaruga në Belgorod, për shkak të alarmit raketor. /Telegrafi/