Agjenti i njohur italiano-holandez, Mino Raiola ka folur rreth trajnerit Giampiero Ventura, duke e kritikuar për zgjedhjet e bëra.
Raiola ka folur për ekipin kombëtar italian në një intervistë të tij për mediat italiane, ku është shprehur i pakënaqur me gjendjen aktuale të kombëtares italiane.
Sipas Raiolas, Balotelli është sulmuesi më i mirë italian dhe Ventura po gabon me zgjedhjet e tij.
“Sipas mendimit tim, nuk ka asnjë sulmues më të mirë se Mario Balotelli në Itali”, ka thënë fillimisht Raiola.
“Ai [Balotelli] duhet të luajë gjithsesi për ekipin kombëtar”.
“Me trajnerin Giampiero Ventura kemi pasur disa probleme, jam i shqetësuar për futbollin italian”, përfundoi agjenti i njohur. /Telegrafi/