Me Real Madridin dhe Juventusin që janë të lidhur me Paul Pogban, Mino Raiola i ka bërë edhe më shumë presion Manchester Unitedit, duke thënë se të gjithë në klubin anglez e dinë që mesfushori dëshiron të largohet.
Lojtari është në qendër të këtij afati kalimtar dhe çmimet e ofertat për të janë jashtëzakonisht të mëdha.
“Gjithkush brenda klubit, nga trajneri tek pronari, i dinë dëshirat e Paul, të gjithë e dinë që dëshiron të lëvizë”.
“Çdokush e di dëshirën e tij dhe ne po punojmë rreth kësaj. Nuk mund t’ju them asgjë përfundimtare. Jam person që jetoj ditë pas dite, shpjegoi Raiola në një intervistë me The Times.
Romelu Lukaku , Alexis Sanchez dhe Paul Pogba kanë më shumë pushim dhe ende nuk janë bashkuar me klubin në stërvitje.
Për Pogban në garë janë Juventus dhe Real Madrid. /Telegrafi/