Telegrafi

Raiola takohet sërish me krerët e Juventusit

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, raportohet se është takuar sërish me krerët e Juventusit.

Ai ka diskutuar për largimin e lojtarit drejt Manchester Unitedit.

Sipas “SkyItalia”, bisedimet janë duke vazhduar dhe ekipet janë shumë afër marrëveshje për transferimin rekord të francezit.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Paul Pogbas

Unitedi largoi katër vjet më parë futbollistin si lojtar të lirë, ndërsa tani dëshiron ta kthejë në ekip duke paguar më shumë se 100 milionë euro.