Site icon Telegrafi

Raiola takohet me Juven për Donnarumman?

Sipas njoftimeve të fundit, agjenti i Gianluigi Donnarummas, Mino Raiola u takua me Juventusin përpara se të shfuqizonte kontratën e tij me Milanit.

Këtë mbrëmje, drejtori i Rossonerëve Marco Fassone mbajti menjëherë një konferencë për shtyp për të njoftuar se Donnarumma kishte marrë vendimin përfundimtar të mos nënshkruante një marrëveshje të re me klubin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Donnarumma nuk rinovon me Milanin

Kontrata e tij aktuale pritet të skadojë në qershor 2018, kështu që portieri mund të largohet si agjent i lirë pas një viti apo të shitet këtë verë.

Sipas Sportitalia, Raiola takoi drejtuesit e Juventusit, Beppe Marotta dhe Fabio Paratici në Milano vetëm disa orë përpara se të njoftojë Rossonerët për vendimin e Donnarummas.

Lexo po ashtu Bayern dhe Juventus pajtohen për transferimin e Costas për 40 milionë euro

Natyrisht, kjo ka ngjallur spekulimet ekzistuese se Donnarumma është duke u rreshtuar për të zëvendësuar Gianluigi Buffon në Juventus kur ai të tërhiqet në vitin 2018 nga “Zonja e Vjetër” dhe futbolli.

Ka pak kandidatë të vërtetë që mund të përballojnë 18-vjeçarin, pasi përveç Juventusit janë edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/

Exit mobile version