Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka thënë se lojtari kishte marrëveshje me Juventusin për tu larguar.
Francezi u bashkua me Manchester United këtë verë për 105 milionë euro.
“Paul mund të largohej një vit më herët”.
“Jose Mourinho e kishte kërkuar edhe te Chelsea, por ai kishte një marrëveshje me Juventusin që të fitonte kampionatin dhe Ligën e Kampionëve e pastaj të largohej”.
“Mendoj që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis duhet t’i blejë një dhuratë Paulit, pasi Juventusi nuk do të shpenzonte kurrë 90 milionë euro për Higuainin”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/