Telegrafi

Raiola po bën maksimumin që Balotelli të mbetet në Ligën Premier

Është çështje ditësh që Mario Balotelli të largohet nga klubi i Liverpoolit, por jo dhe nga qyteti.

Sulmuesi italian dëshiron të mbetet në Ligën Premier dhe për këtë është duke punuar intensivisht agjenti i tij, Mino Raiola.

Lexo po ashtu Se në çfarë gjendje ka rënë Balotelli, e tregon më së miri edhe ky refuzim nga klubi italian

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla për SportItalia, Raiola ia ka sugjeruar Evertonit klientin e tij dhe në orët në vazhdim pritet përgjigjja nga The Blues.

Balo në të kaluarën ishte pjesë e Interit, Milanit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/