Është çështje ditësh që Mario Balotelli të largohet nga klubi i Liverpoolit, por jo dhe nga qyteti.
Sulmuesi italian dëshiron të mbetet në Ligën Premier dhe për këtë është duke punuar intensivisht agjenti i tij, Mino Raiola.
Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla për SportItalia, Raiola ia ka sugjeruar Evertonit klientin e tij dhe në orët në vazhdim pritet përgjigjja nga The Blues.
Balo në të kaluarën ishte pjesë e Interit, Milanit dhe Manchester Cityt. /Telegrafi/