Agjenti i njohur i futbollistëve, Mino Raiola i ka thënë Paul Pogbas të mos flasë për largimin e tij nga Manchester Unitedit, pasi për këtë punë është vet ai.
Mesfushori francez ka deklaruar disa herë në lidhje me dëshirën e tij për rikthim te Juventusi, ku luajti për tri sezone.
Megjithatë, kjo nuk i ka pëlqyer aspak përfaqësuesit të tij, Mino Raiola, i cili i ka ndaluar një gjë të tillë.
Sipas gazetës italiane Tuttosport, Raiola ka siguruar Pogban se po punon për ta rimarrë atë përsëri në Juventus – dhe se ai duhet të jetë i qetë për planet e tyre.
Përkundrazi, ai i ka thënë Pogbas të përqendrohet në futboll dhe mos le të merret me Juventusin këtë sezon.
Për Raiolan, plani është që Pogba të kthehet në Torino në fund të sezonit dhe jo në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë, Juventusi është i hapur për të marrë huazimin e francezit në janar me qëllim që ta blejë atë në qershor përfundimisht.
Në rast transferimi, Zonja e Vjetër duhet të derdh së paku 100 milionë euro në arkat e Djajve të Kuq. /Telegrafi/