Site icon Telegrafi

Raiola konfirmon se De Ligt është i gatshëm të largohet nga Juventusi – Chelsea e City ‘fërkojnë duart’

Mino Raiola paralajmëron se mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, është gati për një aventurë të re, mes zërave se Chelsea dhe Manchester City kanë shprehur interesim për të.

Agjenti pati një intervistë të gjatë me mediumin holandeze NRC dhe pati një koment rreth të ardhmes së mbrojtësit.

“Raiola bën të ditur se Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Juventusit, është ‘gati për një hap të ri’ dhe ‘ai mendon edhe këtë’”, shkroi gazetari NRC.

Është një shqetësim për Juventusin, veçanërisht pasi tashmë ka pasur raportime për interesim të madh për verën e ardhshme nga skuadrat e Ligës Premier si, Chelsea dhe Manchester City.

Barcelona fillimisht kishte bërë betejë me bardhezinjtë për të marrë De Ligt nga Ajax për 85.5 milionë euro në vitin 2019, por tani fuqitë financiare në gjendje të përballojnë mbrojtësin 22-vjeçar janë të pakta.

Edhe Juventusi po lufton me probleme financiare dhe mund të tundohet të sakrifikojë holandezin, por vetëm nëse mund të përfitojë nga shitja e tij. /Telegrafi/

 

Exit mobile version