Agjenti Mino Raiola ka fituar më shumë para gjatë afatit kalimtar të verës se Cristiano Ronaldo.
Italiani gjatë këtij afati kalimtar ka transferuar tre futbollistë në ekipin e Manchester Unitedit.
Zlatan Ibrahimovic ka kaluar si futbollist i lirë, por Henrikh Mkhitaryan dhe Paul Pogba i kanë kushtuar rreth 150 milionë euro Manchester Unitedit, ku agjenti italian prej këtyre tre transferime ka përfituar rreth 30 milionë euro.
Raiola fitoi 20 milionë euro prej shitjes së Pogbas prej Juventusit te Djajtë e Kuq, kurse 10 milionë të tjera prej transferimit të Ibrahimovicit dhe Mkhitaryanit. /Telgrafi/