Mino Raiola ka mbajtur një takim sekret me drejtuesit e Juventusit disa ditë më parë.
Ai takim ishte paraparë që të mbetej sekret, por mediat italiane kanë zbuluar gjithçka nga ajo çfarë është folur në të.
Agjenti i famshëm italo-holandez ka qenë në Torino jo për sulmuesin Erling Haaland, por për portierin Gianluiggi Donnarumma.
Reprezentuesi italian është futur në vitin e fundit të kontratës me Milanin dhe Rossonerët po duan me çdo kusht ta mbajnë.
Gjithsesi palët ende janë shumë larg marrëveshjes, pasi Donnrumma ka kërkuar pagë vjetore prej 12 milionë eurove në sezon, shumë që po konsiderohet e lartë nga Milani.
Raiola ka folur me Juventusin për klientin e tij, pasi bardhezinjtë prej vitesh janë në ndjekje të portierit.
Gjithsesi ka qenë vet Donnarumma që ka thënë se nëse Milan i përmbush kërkesat e tij financiare, atëherë nuk do të largohet edhe nëse ndonjë skuadër ofron shumën e njëjtë ose më shumë. /Telegrafi/