Juventus është duke u përgatitur që ta blejë portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma për ta zëvendësuar Gianluigi Buffonin.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milan po projekton një kontratë të re për portierin ku paga e tij do të rritej në 4.5 milionë euro në sezon.
Edhe agjenti i portierit, Mino Raiola, ka thënë se për lojtarin ka shumë interes.
“Natyrisht se ai ka një të ardhme të madhe. Ai e di se nga është duke shkuar”.
“Juve, Chelsea dhe Manchester City mendojnë për të, por Milan dëshiron ta mbajë dhe do të tentoj ta bllokoj”.
“Beppe Marotta është në pritje. Juventus ka gjetur pasardhësin e Buffonit dhe do të tentojnë ta blejnë Donnarumman për çdo çmim” .
“Ai me kontratën aktuale merr 175.000 euro. Galliani i kishte premtuar rinovim”, ka thënë Raiola. /Telegrafi/