Gianluigi Donnarumma ende nuk ka rinovuar kontratën me Milanin.
Menaxheri i tij Mino Raiola, ka thënë se ai do të vazhdojë me Milanin edhe pse kjo ende nuk është zyrtarizuar.
“Është e vërtetë se Donnarumma e di se si do të jetë Milani. Tash për tash, ai nuk do të mbetet pa kontratë, ende nuk ka ndodhur. Këto janë drama që nuk ekzistojnë”.
“Milani është një klub i rëndësishëm dhe ata e dinë mirë si të përballen me situata të këtilla”.
“A e do Juve? Pyeteni Marottan, Paraticin dhe Nedvedin”, ka deklaruar agjenti Mino Raiola. /Telegrafi/