Paul Pogba duket se do të jetë transferimi i parë në afatin kalimtar të verës nga Real Madrid.
Mesfushori francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur për Los Blancos dhe duket se ky është viti kur kjo dëshirë do t’i bëhet realitet.
Ka qenë e përditshmja spanjolle Marca që është e afërt me klubin madrilen që ka raportuar për transferimin e mundshëm të Pogbas.
Menaxheri i francezit, Mino Raiola ka filluar bisedimet me kampionët e Evropës për transferimin e mundshëm të Pogbas.
Raiola i ka bërë të qartë presidentit Perez se Pogba është i gatshëm t’i bashkohet Realit, ndërsa tani mbetet që Los Blancos të ndërmarrin hapat.
Edhe United është gati ta lë të lirë francezin pasi dëshiron ta përmirësoj bilancin, ndërsa kërkon nga largimi i tij rreth 145 milionë euro. /Telegrafi/