Telegrafi

Raiola dëshiron ta transferojë De Ligtin te Barcelona

Agjenti Mino Raiola dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt në Barcelonë verën e ardhshme.

Raiola ka folur hapur se De Ligt është gati “për nivelin tjetër”, duke nxitur bisedat për largimin e holandezit në vitin 2022.

Shumë klube janë përmendur si destinacione të mundshme të ardhshme të holandezit, por tashmë duket se një klub është favorit.

Lexo po ashtu Raiola përmend tri klube jashtë Ligës Premier të interesuara për De Ligt

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, se prioriteti i agjentin Raiola është transferimin i De Ligt Barça në aftin e verës.

Ky prioritet thuhet se vjen pasi Raiola u takua me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dy javë më parë në Paris.

Pengesa e vetme janë fondet e kufizuara të Barçës, me kontratën e De Ligt që mban një klauzolë blerjeje prej 130 milionë euro.

Ndryshe, mbrojtësi zgjodhi Juven para Barçës kur u largua nga Ajaxi dy vjet më parë, por nuk ka gjetur formën më të mirë te klubi italian. /Telegrafi/