Agjenti Mino Raiola dëshiron të transferojë mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt në Barcelonë verën e ardhshme.
Raiola ka folur hapur se De Ligt është gati “për nivelin tjetër”, duke nxitur bisedat për largimin e holandezit në vitin 2022.
Shumë klube janë përmendur si destinacione të mundshme të ardhshme të holandezit, por tashmë duket se një klub është favorit.
Sipas mediumit Tuttomercatoweb, se prioriteti i agjentin Raiola është transferimin i De Ligt Barça në aftin e verës.
Ky prioritet thuhet se vjen pasi Raiola u takua me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, dy javë më parë në Paris.
Pengesa e vetme janë fondet e kufizuara të Barçës, me kontratën e De Ligt që mban një klauzolë blerjeje prej 130 milionë euro.
Ndryshe, mbrojtësi zgjodhi Juven para Barçës kur u largua nga Ajaxi dy vjet më parë, por nuk ka gjetur formën më të mirë te klubi italian. /Telegrafi/