Telegrafi

Raiola dëshiron ta largojë Donnarumman nga Milani, ndërsa Reali, PSG dhe Juve kërkojnë shërbimet e tij

Agjenti Mino Raiola thuhet se ka pasur një bisedë jo të këndshme me shefat e Milanit në lidhje me të ardhmen e portierit Gianluigi Donnarumma.

Rossonerët duan ta mbajnë me çdo kusht 18-vjeçarin, mirëpo përfaqësuesi i tij ka tjera qëllime – bënë të ditur calciomercato.com.

(Foto: Getty Images)

Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi kanë shprehur interesim për portierin që pritet ta zë vendin e legjendës Gianluigi Buffon te përfaqësuesja e Italisë.

Lexo po ashtu Donnarumma: Kam edhe katër vite kontratë me Milanin

Edhe pse Donnarumma është klienti më i rëndësishëm i Raiolas te Milani, 50-vjeçari përfaqëson edhe Ignazio Abaten dhe Giacomo Bonaventuran te Rossonerët.

(Foto: Getty Images)

Kontrata e Abates skadon pas 18 muajsh dhe përfaqësuesi i tij është duke i shqyrtuar opsionet e mundshme.

Bonaventura e ka rinovuar kontratën verën e kaluar, mirëpo thuhet se agjenti mendon t’i gjejë një klub tjetër edhe atij.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori Bonaventura, mbrojtësi Abate dhe portieri Donnarumma, me shumë mundësi mund të largohen nga San Siro, në rast se Raiolas nuk arrin të merret vesh me drejtuesit e Milanit.

Qëllimi kryesor i superagjentit është që t’i gjejë një klub tjetër portierit të Rossonerëve, ku natyrisht se përfitimet do të ishin shumë më të mëdha. /Telegrafi/