Agjenti Mino Raiola thuhet se ka pasur një bisedë jo të këndshme me shefat e Milanit në lidhje me të ardhmen e portierit Gianluigi Donnarumma.
Rossonerët duan ta mbajnë me çdo kusht 18-vjeçarin, mirëpo përfaqësuesi i tij ka tjera qëllime – bënë të ditur calciomercato.com.
Real Madridi, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi kanë shprehur interesim për portierin që pritet ta zë vendin e legjendës Gianluigi Buffon te përfaqësuesja e Italisë.
Edhe pse Donnarumma është klienti më i rëndësishëm i Raiolas te Milani, 50-vjeçari përfaqëson edhe Ignazio Abaten dhe Giacomo Bonaventuran te Rossonerët.
Kontrata e Abates skadon pas 18 muajsh dhe përfaqësuesi i tij është duke i shqyrtuar opsionet e mundshme.
Bonaventura e ka rinovuar kontratën verën e kaluar, mirëpo thuhet se agjenti mendon t’i gjejë një klub tjetër edhe atij.
Mesfushori Bonaventura, mbrojtësi Abate dhe portieri Donnarumma, me shumë mundësi mund të largohen nga San Siro, në rast se Raiolas nuk arrin të merret vesh me drejtuesit e Milanit.
Qëllimi kryesor i superagjentit është që t’i gjejë një klub tjetër portierit të Rossonerëve, ku natyrisht se përfitimet do të ishin shumë më të mëdha. /Telegrafi/