Mario Balotelli është njëri prej katër sulmuesve më të mirë në botën e futbollit kur është në formën e tij maksimale. Kështu ka thënë agjenti i tij, Mino Raiola.
Sulmuesi italian e ka nisur për mrekulli aventurën te Nice duke shënuar gjashtë gola në pesë paraqitje, qëkur kaloi në Ligue 1 nga Liverpooli.
“Ai e ka nisur shumë mirë në Francë, tash duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Të dy jemi gjithnjë e më të kënaqur që e zgjodhëm Nicen”.
“Viti 2017 mund të jetë viti i Balotellit. Kur ai është në 100 për qind të potencialit, është në mesin e katër sulmuesve më të mirë në botë”.
“Tre prej tyre janë të mitë (Balotelli, Ibrahimovic dhe Lukaku)”, ka deklaruar Raiola për Corriere Dello Sport, ndërsa nuk e ka zbuluar emrin e të katërtit. /Telegrafi/