Telegrafi

Raiola: Koha e Pogbas te United ka përfunduar – Juventusi do duhej të transferonte Ibrahimovicin

Mino Raiola ka thënë se koha e Paul Pogbas te Manchester United ka përfunduar.

Duket se mesfushori francez në janar ose në verën e vitit të ardhshëm do të largohet nga Djajtë e Kuq.

Juventusi dhe Real Madridi janë dy skuadrat më të interesuar për transferimin e Pogbës, që është i hapur për të ndryshuar ambient.

“Ka përfunduar”, kështu ka thënë Raiola në një intervistë për Tuttosport për të ardhmen e francezit në Old Trafford.

Ai po ashtu ka folur edhe për Zlatan Ibrahimovicin, duke deklaruar se suedezi do të ishte një partner ideal për Cristiano Ronaldon në sulm.

“Juventusi do të duhej të transferonte Zlatan Ibrahimovicin, ai do të ishte një partner perfekt për Cristiano Ronaldon në sulm”, ka shtuar më tej agjenti i Ibras. /Telegrafi/