Site icon Telegrafi

Rahoveci dhe Ponte Prizreni marrin fitoret e radhës

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të javës së tetë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Bëhet fjalë për takimet në mes Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni dhe Vëllaznimi – Rahoveci.

Ponte Prizreni ka arritur ta marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Yllit, skuadër kjo që nuk po i ec në javët e fundit aspak mirë. Ekipi nga Prizreni ka fituar me rezultat prej 71 me 62 ndaj “xhebsave”.

Më i miri në ndeshjen mes Yllit dhe Ponte Prizrenit ishte Arti Hajdari me 22 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime.

Teksa, Vëllaznimi pas triumfit ndaj Pejës dhe Prishtinës, është ndaluar si vendas nga Rahoveci me 68:57.

Nesër më fillim nga ora 15:00 na presin edhe dy super sfida, Trepça – Bashkimi dhe Prishtina – Peja. /Telegrafi/

Exit mobile version