Telegrafi

Rafinha zgjedh Milanin

Rafinha duke festuar një gol tijin me Barcelonën..

Sipas Sky Sport Italia, Rafinha, është i pajtimit  që të bashkohet me Milanin. 

Nga fillimi i javës janë shtuar fjalët se klubi kuqezi është duke negociuar me Barcelonën.

Sipas Gianluca Di Marzio, Rafinha tashmë i ka treguar Milanit që dëshiron të bashkohet me ta, ndërsa kuqezinjtë preferojnë ta marrin si huazim me të drejt blerje.

Ai e pëlqen projektin e nisur nga klubi italian edhe pse ka disa oferta të tjera në Liga Premier. /Telegrafi/