Telegrafi

Rafinha: Shpresoj që Neymar të kthehet dhe Griezmann të transferohet te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha është i interesuar që Neymar të kthehet në Camp Nou, me yllin e Paris Saint-Germainit që po lidhet me një rikthim në La Liga.

Neymar është i lidhur ngushtë me një rikthim në Camp Nou, dy vjet pasi braziliani kaloi për 222 milionë euro te PSG duke thyer rekordin botëror të transferimeve.

Bashkëlojtari i tij brazilian Rafinha shpreson se Neymar do të vendos për një rikthim te Barça, për të rifilluar partneritetin e tij me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Lexo po ashtu Arsyeja e largimit të zëvendëspresidentit Mestre nga Barcelona është çështja Neymar

“Shpresoj që Neymar të kthehet, ai është një lojtar i madh që do të ishte me të vërtetë i mirë për Barcelonën”.

“Kurrë nuk kam parë ndonjë treshe si Messi-Ney-Suarez, magji e pastër”.

“Unë shpresoj se edhe Antoine Griezmann të vjen gjithashtu”, ka thënë Rafinha për mediat spanjolle. /Telegrafi/