Telegrafi

Rafinha i ofrohet Arsenalit

during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on March 8, 2017 in Barcelona, Spain.

Arsenali ka një mundësi të mirë të nënshkruaj me mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.

Barcelona është në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ri, por njashtu ka edhe tepricë të futbollistëve të cilët duhet të largohen.

Lexo po ashtu Rafinha aludon në largimin e tij nga Barça

Njëri ndër ta është edhe braziliani Rafinha, i cili ka vuajtur ta shoh veten si titullar në shumë vite të kaluara te katalunasit.

Sipas Sky Sports, braziliani i është afruar Topçinjve, të cilët thuhet se kanë mundësinë të nënshkruajnë këtë verë me të.

Megjithatë, thuhet se Arsenali duhet të paguaj rreth 30 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa 24-vjeçari aktualisht po shërohet nga një lëndim në gju. /Telegrafi/