Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, ka arritur në Milano më saktë në Malpensa Airport.
Braziliani do të kompletojë transferimin te Interi të hënën dhe pritet të nënshkruajë kontratë deri në qershor të 2021.
Ai do vijë si huazim me të drejt blerje për 35 milionë euro.
Rafinha do të jetë i pranishëm në Giuseppe Meazza sonte (e diel) për të shikuar nga afër Interin me Romën.
Vlen të theksohet se lojtari nuk është paraqitur asnjëherë për Barçën këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/