Rafael Leao është bllokuar nga 11-ta fillestare te Milani nën drejtimin e trajnerit të ri Paulo Fonsecas.
Në dy ndeshjet e fundit të skuadrës italiane, portugezi është lënë në bankinë me raportime që sugjerojnë se trajneri i ri nuk e pëlqen më atë. Edhe pse Fonseca e mohon këtë.
Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit për Leaon, i cili ka shënuar vetëm një gol në 11 paraqitjet e tij për Milanin deri më tani.
Sipas Tuttosport, Leao i ka kërkuar tashmë agjentëve të tij që t’i gjejnë një klub të ri me Barcelonën si një nga destinacionet e tij të preferuara.
Barça iu afrua Milanit me një synim për Leaon, por u zmbraps nga vlerësimi i Rossonerëve prej 80 milionë euro.
Klubi katalunas mund të mos jetë më e interesuar për Leaon pasi e filloi sezonin si në formë të mahnitshme me Raphinhan duke shpërthyer në të gjitha garat. /Telegrafi/