Telegrafi

Radha e Mirlind Dakut – sulmuesi gjilanas shton epërsinë e Shqipërisë

Shqipëria po vazhdon me lojë të bukur dhe me raste, duke shtuar epërsinë ndaj Polonisë në 2-0.

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 po shkon shumë mirë për kuqezinjtë.

Pas një super goli në pjesën e parë nga Jasir Asani, tani në pjesën e dytë Shqipëria shtoi epërsinë.

Zhvillohej minuta e 62-të kur Ylber Ramadani harkon në zonë te Mirlind Daku, i cili pranon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënon për 2-0.

https://twitter.com/fener1medya/status/1700967003920421353

Ky ishte goli i parë i Mirlind Dakut me fanellën kuqezi që në ndeshjen e dytë. /Telegrafi/