Adrien Rabiot do të ketë testet e tij mjekësore te Juventusi të hënën në mëngjes, përpara nënshkrimit të kontratës katërvjeçare, raportojnë mediat italiane.
Një marrëveshje mes palëve thuhet se ishte bërë këtë javë, por bardhezinjtë vendosën të prisnin derisa të përfundonte marrëveshja e lojtarit me Paris Saint-Germain.
Rabiot u kërkua gjithashtu nga Manchester Unitedi dhe Barcelona, por ishte i bindur për t’u bashkuar me Juventusin.
Është raportuar se ai do të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me vlerë shtatë milion euro në vit plus bonuse, plus një tarifë prej 10 milionë eurosh për nënshkrimin.
Sipas thashethemeve të fundit, Rabiot do të jetë në Torino sot (e diel) për t’u vendosur diku përpara testeve mjekësore të së nesërmes në J-Center.
Gjithashtu të hënën, Juventusi pritet të njoftojë marrëveshjen e tyre me kapitenin e Ajaxit, Matthijs de Ligt , i cili do të kushtojë 67 milionë euro plu3 13 milionë euro tjera bonuse, disa relativisht të lehta për të arritur.
Luca Pellegrini kishte gjithashtu sot testet mjekësore, duke arritur së bashku me 10 milionë euro gna Roma, pasi një shkëmbimi me Leonardo Spinazzolan. /Telegrafi/